Kronikë

Video/I riu kapet mat nga kamerat duke vjedhur në marketet e Vlorës, arrestohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 14/01/22 |
Opi Nion

Policia e Vlorës ka informuar sot se ka bërë të mundur arrestimin e një 25-vjeçari, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhje”.

Sipas uniformave blu, shtetasi A. C.(K)., 25 vjeç ra në pranga pasi ka vjedhur disa produkte ushqimore, në një market, në lagjen “Pavarësia 2”.

Ashtu siç mund të shihni edhe në videon e mëposhtme, i riu është kapur mat nga kamerat e marketit, teksa vidhte produkte të ndryshme.

Ndërsa policia informon se i riu ka vjedhur edhe në markete të tjera apo dyqane rrobash në ditë të ndryshme.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin A. C.(K)., 25 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, pasi ka vjedhur disa produkte ushqimore, në një market, në lagjen “Pavarësia 2”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në datat 16.12.2021, 20.12.2021, 05.01.2022 dhe 07.01.2022, ka vjedhur produkte të ndryshme në disa markete dhe në një dyqan rrobash”-njofton policia./Opinion.al

Pas