Bota

VIDEO/ I përgjonin nga lart, si e rrëzuan protestuesit në Kili dronin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:32 - 15/11/19 |
el ida

Disa pamje nga protestat në Kili, ku qytetarët që survejohen nga një dron i policisë çakordojnë pajisjen teknologjike po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale. Dhjetëra persona drejtuan disa pajisje të vogla lazer drejt dronit dhe pas disa sekondash që lazeri ndiqte dronin, ky i fundit filloi të humbte trajektoren dhe më pas nisë një spirale që përfundoi në asfalt. I gjithë aksioni u shoqërua me brohoritje dhe thirrje nga qytetarët.

Ekspertët thonë se ndoshta lazeri ka prishur kamerën e dronit, duke i penguar pilotit që e komandon në distancë të shohë se ku gjendet pajisja, ndërsa të tjerë mendojnë se nxehtësia e 30 ose 40 lazerave bashkë kanë shkrirë  qarqet e pajisjes, por hipoteza duket e vështirë pasi edhe pse në treg ekzistojnë pajisje lazer të fuqishme deri në 3000 milivat, që për pak sekonda mund të shpojnë një tullumbace, ato që duken në filmin nuk tejkalojnë 5 milivatët, dhe do të duheshin orë për të krijuar nxehtësinë e duhur.

Kujtojmë se Kili përballet me protesta prej muajit tetor të këtij viti. Ato nisën pas vendimit të Qeverisë për të rritur çmimin e biletave të mjeteve publike, dhe u shndërruan në një revoltë të dhunshme anti-sistem.

Edhe pse presidenti, Sebastian Pinera, shkarkoi të gjithë ministrat, kjo nuk shërbeu për të qetësuar popullatën pasi deri më tani protestat në Kili kanë shkaktuar 19 viktima, mijëra të plagosur dhe shumë të arrestuar./Opinion.al

 

Pas