Bota

VIDEO/ Harron maskën në foltoren e Kuvendit, Merkel vrapon për ta marrë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:45 - 18/02/21 |
Semiljana Azizi

Një video e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, teksa harron maskën mbrojtëse në foltoren e Kuvendit është duke bërë xhiron e rrjetit.

Pasi mbaroj fjalën e saj gjatë një seance plenare, Merkel ka harruar maskën në foltoren e Kuvendit.

Nga video duket se ajo ulet e qetë në vendin e saj deri në momentin kur kujton sepo i mungonte maska. Kancelarja gjermane ngritet nga karrigia me nxitim për ta marrë.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë kur Merkel foli para Bundestagut, duke bërë autokritikë mbi kohën e reagimit ndaj përhapjes së COVID-19 në Gjermani.

Ne nuk e bllokuam jetën publike shume herët, ndërsa kishte shenja të një vale të dytë dhe paralajmërime nga shkencëtarë të ndryshëm”,- tha Kancelarja në 11 Shkurt.

Pasi mori maskën, kancelarja u rikthye sërish në vendin e saj, teksa videoja është bërë virale duke marrë me qindra shpërndarje dhe klikime./Opinion.al

Pas