Kronikë

Sherr në Shkodër, goditet me qytën e pistoletës 30-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:54 - 18/02/21 |
Doriana Çepunaj

Një konflikt i çastit ka përfunduar me një person të plagosur në qytetin e Shkodrës.

Sipas Klan news ngjarja ka ndodhur në lagjen “Parrucë”, pas një konflikti verbal mes dy personave ende të paidentifikuar.

Njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka goditur me qytën e pistoletës tjetrin duke i shkaktuar plagë.

I plagosuri rreth 30-vjeç është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit./Opinion.al

Pas