Bota

VIDEO/ Gratë që rrezikojnë çdo ditë jetën për një “pikë” ujë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:01 - 03/06/22 |
Opi Nion

Pamje të trishtueshme janë publikuar në rrjetet sociale, ku shihen disa gra në Madhya Pradesh të Indisë duke u ngjitur në murin e një pusi pasi kanë marrë ujë.

Në pamje shihen gratë që rrezikojnë përditë jetët e tyre, ndërsa ngjiten në muret e larta të pusit pa përdorur asnjë masë mbrojtëse apo litar.

Videoja është filmuar në fshatin Ghusiya, ndërkohë që thatësira ka përfshirë dhe në shumë rajone të tjera të Indisë.

Sipas një raporti të publikuar në vitin 2019, India renditej mes 17 vendeve që kishin probleme të larta me furnizimin me ujë të pijshëm.

 

Pas