Bota

VIDEO/ Forcat ruse hyjnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:17 - 27/02/22 |
Opi Nion

Forcat ruse kanë hyrë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.

Kreu i administratës rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov, tha se automjetet ushtarake “kishin depërtuar në qytet”.

Para deklaratave të tij, pamjet e transmetuara treguan disa makina ushtarake ruse duke lëvizur nëpër rrugët e qytetit verilindor.

Sinegubov u kërkoi banorëve të qëndronin brenda, duke thënë se trupat ruse dukej se ishin në qendër të qytetit.

“Mos lini strehimoret! Forcat e Armatosura të Ukrainës po eliminojnë armikun. Civilëve u kërkohet të mos dalin në rrugë”-tha ai./Opinion.al

Pas