Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video e plotë/ Zbardhet e vërteta, ja pse polici qëlloi pushuesin në Shëngjin

2016/08/22 at 1:35 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video e plotë/ Zbardhet e vërteta, ja pse polici qëlloi pushuesin në Shëngjin

Një video e postuar në rrjete sociale ku dallohej një polic që goditi me grusht një pushues në Shëngjin është bërë hit në internet. Për shkak të videos u komentua gjatë sjellja e policit, por një video e dytë e publikuar pak orë më vonë, solli një të vërtetë krejt ndryshe.

Pas pamjeve të para që ‘Jetaoshqef’ publikoi mbrëmjen e djeshme për një sherr në Shëngjin dhe pas dëshmisë së vëllait të pushuesit, vjen një tjetër version i ngjarjes. Sipas videos se dytë, nuk ishte polici zanafilla e sherrit, por familja e pushuesit nga Italia.

Drejtuesi i mjetit, i cili kishte ardhur me familjen nga Italia për të kaluar pushimet në Shqipëri, për shkak të trafikut zgjodhi të parakalonte dhe menjëherë polici i ka kërkuar të ruante krahun e tij, por shoferi zgjodhi t’i jepte gaz makinës duke i shkelur këmbën punonjësit të policisë. Menjëherë ky i fundit i ka thyer xhamin dhe i ka kërkuar të zbresë nga makina duke e nxjerrë me dhunë prej andej.

Në mes të rrugës ka nisur sherri mes tyre dhe pas disa minutave, polici ka thirrur përforcime, por deri në ardhjen e tyre, debati ka denigruar në dhunë fizike me shqelma dhe grushte nga te dyja palët. Për më tepër shikoni pamje e plota të sherrit në videon e mëposhtme.

Shoqërohet shoferi 27 vjeçar, në kërkim vëllai i tij

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 27­ vjeçarin që u shfaq në videon e publikuar në rrjetet sociale, teksa goditej me grusht nga një efektiv policie. Mësohet se 27 ­vjeçari Blerti Kola dhe vëllai i tij Daniel Kola akuzohen për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Sipas policisë, polici ka reaguar ndaj dhunës së të rinjve ndaj tij. Policia e Shtetit bën me dije nga ana tjetër, se goditja e punonjësit të policisë është vepër penale dhe çdo punonjës policie , në bazë të nenit 133 të ligjit 108/2014 “Për policinë e shtetit” ka tagrin të reagojë, duke përdorur forcën, ndaj çdo shtetasi që e godet atë për shkak të detyrës.

Njoftimi i Policisë së Lezhës.

Më datë 21.08.2016 është arrestuar shtetasi Blerti Kola, 27 vjeç, banues në Lezhë, si dhe po punohet për kapjen dhe të vëllait të tij shtetasit Daniel Kola, 30 vjeç, banues në Lezhë. Nga veprimet hetimore të kryera nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, këta 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin tip “Rover” në rrugën Shëngjin­ Lezhë, në bashkëpunim me njeri ­tjetrin, për shkak të detyrës, nuk i janë bindur urdhrit si dhe kanë ofenduar dhe goditur punonjësin e policisë të qarkullimit rrugor, inspektorin A.B., i cili pasi ka marrë ndihmën e nevojshme në spitalin e Lezhës është larguar për në banesë jashtë rrezikut për jetën.

Vepra penale “Goditje për shkak të detyres” në bashkëpunim, parashikohet nga neni 237 e 25 i Kodit Penal. Në lidhje me këtë ngjarje, eshte publikuar dhe nje video ne mediat online. Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë verifikimet për veprimet e punonjësit të policisë rrugore, si dhe po bëhet këqyrja e kamerave të ambienteve përreth për të siguruar videon e plotë te ngjarjes. Policia e Shtetit bën me dije nga ana tjetër, se goditja e punonjësit të policisë është vepër penale dhe çdo punonjës policie , në bazë të nenit 133 të ligjit 108/2014 “Për policinë e shtetit” ka tagrin të reagojë, duke përdorur forcen, ndaj çdo shtetasi që e godet atë për shkak të detyrës.

Dëshmia e vëllait të shoferit

Ditën e sotme vëllai i qytetarit te grushtuar nga polici tregon se polici i ka ndaluar pa asnjë arsye duke iu thyer edhe xhamin. Djali me iniciale G.K., thotë se vëllai i tij kishte ardhur me pushime në Shqipëri dhe në ato momente ishte duke u kthyer nga Shëngjini me të fejuarën, mbesën dhe vëllain tjetër. “Përshëndetje, jam vëllai i personit që është në video, ai ka qenë duke u kthyer nga Shëngjini me të fejuarën dhe me mbesën si dhe vëllain tjetër. Polici i ka ofenduar edhe ato janë ndalur, në momentin që janë ndalur ka ikur polici dhe u ka thyer xhamin e pasagjerit dhe ata janë ulur për të biseduar dhe në momentin që ikën për të folur, e ka goditur polici rrugor dhe e kanë dhunuar edhe në Komisariatin e Lezhës dhe janë duke e mbajtur akoma aty”, thotë vëllai i shoferit. I pyetur se cila ishte shkelja dhe arsyeja e ndalimit nga policia, ai thotë se nuk kishte asnjë shkak, duke thënë me tej se pa asnjë mëshirë i kanë lënë mbesën në mes të rrugës, ajo është vetëm 8 vjeç./ News 24


Etiketa: policiShengjinsherr


Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
Bota

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

7 Korrik, 2026 10:28 pm
38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
Aktualitet

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

7 Korrik, 2026 8:44 pm
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

7 Korrik, 2026 6:49 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Para
‘Drejtësia’, gjyqtarët pension milionerësh, projektligji parashikon mbi 270.000 lekë në muaj

‘Drejtësia’, gjyqtarët pension milionerësh, projektligji parashikon mbi 270.000 lekë në muaj

Video/ Punoni ulur gjatë gjithë ditës? Ja pasojat…

Video/ Punoni ulur gjatë gjithë ditës? Ja pasojat…

Video/ “Kanabis Kaba në Tepelenë, kryeqytetin e Kanabistanit”

Video/ “Kanabis Kaba në Tepelenë, kryeqytetin e Kanabistanit”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
7 Korrik, 2026

Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse presioni i administratës së presidentit amerikan Donald...

Lexo më shumë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
7 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u...

Lexo më shumë

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
7 Korrik, 2026

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}