Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Drejtësia’, gjyqtarët pension milionerësh, projektligji parashikon mbi 270.000 lekë në muaj

2016/08/22 at 1:43 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Drejtësia’, gjyqtarët pension milionerësh, projektligji parashikon mbi 270.000 lekë në muaj

Pensionet e gjyqtarëve dhe prokurorëve pas miratimit të reformës në drejtësi do të nisin nga 270 000 lekë në muaj ose 90% e pagës referuese.


Sipas Ministrisë së Financave, pensionet e gjyqësorit të parashikuara në draft janë në kundërshtim me ligjin aktual të pensioneve. Deficiti që do të shkaktojë kjo skemë në buxhetin e shtetit është rreth 320 miliardë lekë për 1000 pensionistët e parë. “Magjistrati përfiton pension pleqërie të njëjtë me atë të parashikuar në ligjin bazë, por përfitimi dhe vlera e tepër të larta. Më konkretisht. Një magjistrat që del në pension mesatarisht në moshën 65 vjeç dhe kur është edhe koha e studimit në magjistraturë për tri vite konsiderohet si periudhë shërbimi. Periudha mesatare e shërbimit është 40 vite dhe për ata magjistratë që dalin në pension 70 vjeç, kjo periudhë shërbimi është 45 vite. Sipas përcaktimit të projektligjit, për çdo vit shërbimi përfitohet 1.5% e pagës si pension suplementar dhe masa shkon në 60% të pagës për 65 vjeç dhe 67.5% të pagës për 70 vjeç. Norma e kontributit është 4% e pagës bruto dhe për një periudhë 40-vjeçare. Sasia e parave të akumuluara është 160% e pagës e pagës bruto vjetore 40 vjet X 4% baras 160%, ndërsa përfitimi i pensionit social me një kohë mesatare gëzimi prej 15 vjetësh shkon në 900% e pagës bruto vjetore për ata që dalin në pension 65 dhe 675% për ta që dalin në pension 70 vjeç. E thënë ndryshe, për 1.6 lekë të paguar, përfitojnë 9 lekë ose 5.6 herë më shumë, nëse marrim në konsideratë edhe faktin që pagat e propozuara janë shumë të larta, atëherë në vlerë absolute ky deficit për 1 mijë persona me pagë mesatare 300 000 mijë lekë në muaj është afërsisht 32 miliardë lekë”, thuhet në argumentin e Ministrisë së Financave.

Pensioni

Referuar këtij përcaktimi, rezulton që magjistrati përfiton një pension prej 90 për qind të pagës referuese, që është rreth 15-20 për qind më i lartë se paga neto gjatë punësimit. Përfiton një pension 110 për qind të pagës referuese kur ka dy fëmijë. Të dyja këto përcaktime janë kundër logjikës dhe filozofisë së pensioneve. Magjistrati përfiton një pension të parakohshëm, përfitim i cili nuk është parashikuar në ligjin nr. 8097 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”. Ky përcaktim parashikon të drejtën e përfitimit kur mbush moshën 55 vjeç.

Majko tregon se kush do i verifikojë gjyqtarët shqiptarë

Rritja e pensionit

Në letrën e Ministrisë së Financave drejtuar grupit të punës për reformën në drejtësi, mësohet se rritja e kufirit nga 40 për qind në 60 për qind të pagës referuese përfaqëson kufirin më të lartë, ose të barasvlefshëm me funksionin president/kryetar i Kuvendit/kryeministër. “Rritje në vlerë, pasi paga referuese e magjistratit është e lartë. Referuar këtij përcaktimi rezulton që magjistrati përfiton një pension në vlerë me të lartë se paga neto kur ai punonte (46-50 për qind të pagës maksimale-pension pleqërie plus 60 për qind të pagës pension shtetëror suplementar), gjë e cila bie ndesh me parimet e ligjit aktual. Magjistrati përfiton një pension suplementar për paaftësi në punë, në masën 60 për qind të pagës referuese. Magjistrati përfiton pension suplementar familjar, sipas këtij përcaktimi: 60 për qind për bashkëshortin ose bashkëjetuesin pasjetues, 30 për qind për çdo fëmijë”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Financave.

Pagat

Pagat në sistemin e gjyqësorit do të shumëfishohen. Rrogat për gjyqtarët dhe prokurorët do të nisin nga 177 000 lekë/muaj mbi 500 000 mijë lekë. Shtesa mbi pagën do të jetë 5% dhe 10% e pagës bruto mujore. Shpërblim shtesë për sigurimin e detyrueshëm të jetës për vete, për familjen dhe pronën do të arrijnë në masën 33 euro në muaj. Shpërblim shtesë për rritjen dhe edukimin e fëmijës, 5% të pagës fillestare bruto të punonjësit në sistemin e drejtësisë, për fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Të gjitha këto ndryshime janë parashikuar në projektligjin për “statusin e gjyqtarëve dhe prokuro-rëve në Republikën e Shqipërisë”, për të cilat Ministria e Financave shprehet se nuk mund të përballohen nga buxheti i shteti dhe kërkon rishikim të faturës financiare. Përveç faturës së lartë për pagat dhe sigurimet, Ministria e Financave është përballur me një kosto tjetër, të cilën nuk mund ta llogarisë dhe bëhet fjalë për benefite si kredi të buta, trajtim për pensionet dhe shpërblime vjetore për magjistratët, të cilave nuk mund t’u bëhet një llogari e saktë./gazeta shqiptare

 

Etiketa: gjyqtaretpensionetprojektligji


Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
Bota

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

7 Korrik, 2026 10:28 pm
38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
Aktualitet

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

7 Korrik, 2026 8:44 pm
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

7 Korrik, 2026 6:49 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Para
Video/ Punoni ulur gjatë gjithë ditës? Ja pasojat…

Video/ Punoni ulur gjatë gjithë ditës? Ja pasojat…

Video/ “Kanabis Kaba në Tepelenë, kryeqytetin e Kanabistanit”

Video/ “Kanabis Kaba në Tepelenë, kryeqytetin e Kanabistanit”

Foto/ Skandal, i riu shqiptar rrihet me kamxhik nga gardianët në Shkup

Foto/ Skandal, i riu shqiptar rrihet me kamxhik nga gardianët në Shkup

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
7 Korrik, 2026

Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse presioni i administratës së presidentit amerikan Donald...

Lexo më shumë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
7 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u...

Lexo më shumë

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
7 Korrik, 2026

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}