Aktualitet

Video/Droni edukues, tani një tjetër mjet për të identifikuar shkeljet në rrugë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:22 - 25/06/22 |
Opi Nion

Policia ka njoftuar vënien në funksionim të një pajisjeje të re inteligjente, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve në qarkullimin rrugor.

Ky dron veçanërisht identifikon dhe pozicionimin e mjteve në rrugë dhe ecjen e tyre në karrexhatë.

“Droni edukues”, pajisja më e re inteligjente në përdorim të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes.

Kujdes! Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor, ndërsa pozicionimi i mjetit në karrexhatë duhet të kryhet sipas nenit 141 të këtij ligji.  Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!”, njofton policia./Opinion.al

 

Pas