Kronikë

Video/ Djali pa gjyshin kur i vrau babain, momenti kur del nga lokali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:48 - 04/06/21 |
Opi Nion

Ngjarja e rëndë e ndodhur në kryeqytet këtë të premte, ku mbeti i vrarë Kudret Saliaj nga vjehrri i tij Mexhit Picari ka tronditur opinionin publik por akoma më tronditës është fakti se i pranishëm në kohën e kryerjes së krimit ka qenë edhe djali minoren i çiftit Saliaj. 16-vjeçari është filmuar teksa është nxjerrë nga efektivët e policisë nga lokali ku iu vra i ati në gjendje të rënduar psikologjike.

Vrasja ndodhi rreth orës 11:50, të ditës së sotme në një zonë të populluar të Tiranës, në një lokal të njohur pranë Gjykatës së Tiranës. Kudret Saliaj mbeti i vrarë nga vjehrri i tij Mexhit Picari ndërsa u plagos avokati i tij.

Çifti Saliaj prej disa vitesh kishte patur problem dhe akuzua të ndërsjellat për tradhti bashkëshortore dhe për dhunë fizike dhe psikologjike. Dhurata dhe Kudret Saliaj ishin në proces divorci dhe ditën e sotme do zhvillohej seanca gjyqësore ku do të vendosej për kujdestarine e fëmijëve./Opinion.al

Pas