Sport

Video/Dhunë pas ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski,plagoset një efektiv dhe një tifoz



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:53 - 20/07/22 |
Opi Nion

Momente tensioni janë shfaqur pas mbarimit të ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski Mostar i Bosnje Hercegovinës, ku ky i fundit fitoi me rezultatin 0-1.

Jashtë dyerve të stadiumit Air Albania në Tiranë gjatë mbrëmjes së djeshme tifozët e skuadrës boshnjake dhe asaj të Tiranës janë përleshur së bashku, tensione këto të nisura që gjatë ndeshjes.

Nga pamjet filmike duket se kanë ndërhyrë efektivët e policisë të cilit ishin aty për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, dhe kanë kanë shoqëruar disa tifozë të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike. Po ashtu uniformat blu bëjnë me dije se për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve, kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.

Si pasojë e dhunës nga ana e tifozëve, është dëmtuar një punonjës Policie si dhe bashkë me të dhe një tifoz, të cilët u dërguan në spital për të marrë shërbimin mjekësor.

“Më datë 19.07.2022, në stadiumin “Air Albania”, pas përfundimit të ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski Mostar i Bosnje Hercegovinës, gjatë daljes së tifozëve, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike.

Gjatë momentit të shoqërimit të tyre, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi, ka kundërshtuar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre. Shërbimet e Policisë, për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve, kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.Si pasojë e akteve të dhunës nga ana e tifozëve, është dëmtuar një punonjës Policie si dhe një tifoz, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nga shërbimet e Policisë deri tani janë shoqëruar 25 tifozë. Sqarojmë opinionin publik që nuk ka pasur të shtëna me armë dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë.”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

Pas