Aktualitet

Infektohet me linë e majmunëve i riu shqiptar në Greqi,si paraqitet gjendja e tij



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:49 - 20/07/22 |
Opi Nion

Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton në Magnezi është rasti i parë i lisë së majmunëve te regjistruar në rajonin e Thesalisë në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se i riu pati simptoma si skuqja e lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Volos dhe më pas në Spitalin Universitar të Larisës ku iu nënshtrua analizave të nevojshme. Në të njëjtën kohë iu mor një mostër nga lëkura, e cila u dërgua në një laborator special në Selanik.

24-vjeçari fillimisht u shtrua në Infektiv si rast i dyshimtë dhe dje nga Laboratori i Selanikut erdhi konfirmimi se vuante nga lija e majmunit.

Gjendja shëndetësore e të riut paraqitet e mirë./Opinion.al

 

Pas