Life Style

Bred Pitt suprizon me veshjen, shfaqet me fund në tapetin e kuq



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:14 - 20/07/22 |
Opi Nion

Brad Pitt ka suprizuar me veshjen e tij, teksa po ecte në tapetin e kuq në Berlin të martën për shfaqen e filmit të tij të ri Bullet Train.

Aktori 58-vjeçar u shfaq duke pozuar për kamerat i veshur me një fund ngjyrë kafe deri tek gjuri dhe një xhaketë të ngjashme, ndërsa poshtë saj kishte veshur një këmishë ngjyrë rozë.  Ai e zbukuroi pamjen e tij me një zinxhir floriri, një palë syze dielli dhe çizme të zeza luftarake.

E teksa ishte i veshur në këtë mënyrë, ishte e pamundur të mos shikoje disa prej tatuazheve tek këmbët e tij, duke përfshirë atë që dukej të ishte një fytyrë rinoceronti dhe një kafkë njeriu.

Sipas British Vogue, Pitt dikur kishte thënë që burrat të shtonin funde në koleksionin e veshjeve të tyre ndërsa promovonte filmin e tij Troy në 2004.

“Burrat do të veshin funde deri në verën e ardhshme,” tha ai në atë kohë, për median. Ky është parashikimi i tij atëherë, të cilin vetë aktori e ka bërë realitet me veshjen shume vite më vonë.

Ndërsa kujtojmë që nuk është hera e parë që Pitt shfaqet i veshur me fustan. Në vitin 1999, në kopertinën e Rolling Stone është fotografuar  me një seri minifustanesh me shkëlqim.

Pas