Kronikë

U ndoq nga Guardia di Finanza, gjendet e djegur gomonia e dyshuar me kanabis



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:21 - 20/07/22 |
Opi Nion

Gomonia e cila u ndoq ditën e djeshme nga Guardia di Finanza dhe policia shqiptare është gjetur e djegur në zonën e e Godullës. 

Shërbimet policore konstatuan se mjeti lundrues ishte rreth 7-8 metra i gjatë me dy motorë ndërsa dyshohet se ishte i ngarkuar me kanabis. Operacioni u zhvillua nga ajri dhe nga deti, ndërkohë që Guardia di Finanza kerkoi edhe bashkëpunimin e policisë shqiptare.

Mësohet se në kërkim janë shpallur dy skafistë. Policia vijon krehjen e zonës. Deri më tani njoftohet se nuk është konstatuar asnjë person apo send i kundërligjshëm.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 20.07.2022, rreth orën 05:30, në derdhje të hidrovorit të Adriatikut, në breg të detit, në Godull, Kurbin, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, një mjet lundrues, duke u djegur.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës. Deri tani nuk është konstatuar asnjë person apo send i kundërligjshëm.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas