Kronikë

Video/Burri mbyti gruan në Greqi,vëllai i viktimës: S’kuptuam asgjë,ishin të qetë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:36 - 06/12/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku burri shqiptar ka mbytur dhe lënë të vdekur gruan 36-vjeçare. Lajmi ka tronditur opinionin grek, ndërsa ka folur për mediat edhe vëllai i viktimës, i cili ka pohuar se mes çiftit nuk ka pasur probleme.

Nuk kanë pasur probleme, kanë shkuar bashkë në punë. Dje shkuam në lokal për të pirë çaj dhe në orën 08:00 – 08:30 ajo u largua dhe shkoi në shtëpi të gatuante për fëmijët. Fëmijët flinin në dhomën ngjitur, nuk kuptuan asgjë. Kishin 10 vjet që ishin të martuar, ishin njerëz të qetë. Fëmijët i kemi marrë ne, i kemi sjellë këtu”,-ka thënë vëllai i Elonës.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e burrit 40-vjeçar i quajtur Festim, i cili i ka telefonuar vetë autoritetet greke. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur të moshës 8 dhe 10 vjeç, të cilët aktualisht po mbahen nga daja i tyre që jetonte në të njëjtin fshat.

Mediat greke raportuan se Festimi dhe Elona ishin me origjinë nga Elbasani, por jetonin në Vlachioti prej 3 vitesh dhe punonin në bujqësi.

Ndërsa pasi është arrestuar, 40-vjeçari i ka thënë autoriteteve se e ka kryer krimin pas një debati që ka pasur me gruan e tij, si dhe ka dëshmuar se e ka mbytur gruan me duar.

Isha i nxehur pasi më ofendoi, e kapa prej fyti dhe e mbyta”,-ka thënë ai para policisë./Opinion.al

Pas