Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë, ku një makinë ka përplasur këmbësorin.
Sipas uniformave blu, mjeti i tipit “Benz ” ka aksidentuar shtetasin N.S., i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërsa drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit./Opinion.al