Bota

Video-Brazil/Aksident ajror, vdes presidenti i klubit dhe 4 futbollistë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:27 - 24/01/21 |
Opi Nion

Biznesmeni Lucas Meira, 32 vjeç, president i klubit brazilian të futbollit Palmas, vdiq këtë të Dielë në mëngjes në një aksident ajror. Bashkë me të kanë ndërruar jetë edhe 4 futbollistë; portieri Ranule (27 vjeç), mbrojtësi i majtë Lucas Praxedes (23 vjeç), qendërmbrojtësi Guiherme Noe (28 vjeç) dhe mesfushori Marcus Molinari (23 vjeç) si dhe piloti i avionit Wagner. Aeroplani u rrëzua në fund të pistës së Shoqatës së Aviacionit të Tocantinense, pak minuta pasi ishte ngritur në fluturim.

“Na vjen keq që ju informojmë se nuk ka të mbijetuar. Në këtë moment dhimbjeje dhe trishtimi, klubi kërkon lutje për të afërmit të cilëve do t’u sigurojë mbështetjen e nevojshme dhe thekson se në kohën e duhur do të flasë përsëri “, thuhet në shënimin e klubit,që luan në kategorinë e katërt.

Lucas Meira dhe tre futbollistët ishin nisur për në Goiânia, për ndeshjen midis Vila Nova dhe Palmas ë do të zhvillohej të hënën, e vlefshme për Kupën e Gjelbër./Opinion.al

 

Pas