Kryesore

Video/ Blinken flet për shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:24 - 07/06/21 |
Opi Nion

Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken është pyetur nga kongresmeni republikan Lee Zeldin lidhur më vendim e DASH për shkalljen “non grata”  nga SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Blinken është pyetur nga Zeldin nëse informacione specifike për vendimin ndaj Berishës, teksa ka theksuar ka bërë disa kërkime, por nuk ka gjetur asgjë që mund të lidhte Berishën me afera korruptive.

Sekretari amerikan të Shtetit është përgjigjur duke thënë se nuk mund të jap informacione lidhur mbi bazën në të cilën është marrë vendimi i DASH, teksa këshilloi kongresmenin që për të marrë më shumë informacione lidhur me këtë vendim të paraqitet në Zyrën e Legjislacionit ose në Zyrën e Zëdhënësit për Çështjet Publike.

LEE ZELDIN: Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha. Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

ANTONY BLINKEN: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve dhe ata të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht.

LEE ZELDIN: A ka ndonjë informacion specifik që mund të ndani me Komisionin këtë radhë?

ANTONY BLINKEN: S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja që mund ta ndajmë me ju dhe me këdo që është i interesuar.

LEE ZELDIN: Kam bërë disa kërkime për përfshirje korruptive të tij dhe s’mund të gjeja asjgë.

ANTONY BLINKEN: E para, ejani në Zyrën e Legjislacionit, përpara se të dalë në medie, në mënyrë që të sigurosh informacion dhe, e dyta, eja në Zyrën e Zëdhënësit për Çështje Publike dhe ne do tentojmë që t’iu sigurojmë informacion në përputhshmëri me obligimet tona.

Kujtojmë se më 19 maj të këtij viti me anë të një postimi në ‘Tweeter’, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se ish-Presidenti Sali Berisha i ndalohej familjarisht hyrja në SHBA për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

Berisha kërkoi nga SHBA prova e fakte mbi të cilat është marrë vendimi i DASH, teksa një ditë më vonë në në konferencë për shtyp ai paralajmëroi se do e padiste për shpifje Sekretarin amerikan të Shtetit në Gjykatën e Korreksionit në Francë. /Opinion.al

Pas