Aktualitet

Shkon në 800 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar kundër COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:12 - 07/06/21 |
Opi Nion

Ka shkuar në 800 000 numri total i qytetarëve të vaksinuar kundër COVID-19 në Shqipëri. Shifrat janë publikuar nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Qeveria ka ka deklaruar objektivin për të arritur në 1 milion vaksinime kundër COVID brenda muajit qershor.

Ditët e fundit në Shqipëri është ulur ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19 dhe i rasteve të reja. Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistrua 1 viktimë dhe 5 qytetarë të infektuar me koronavirus./Opinion.al

Pas