Bota

Video/ 17-vjeçari amerikan vrau dy protestues dhe u kthye në shtëpi i qetë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:34 - 27/08/20 |
el ida

Policia amerikane ka arrestuar një 17-vjeçar, Kyle Rittenhouse i cili akuzohet për vrasjen e 2 protestuesve dhe plagosjen e dy të tjerëve mesnatën e të mërkurës në Kenosha.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video të momente kur ai qëllon me automatik mes turmës, gjatë manifestimeve të dhunshme anti-racizëm, pas plagosjes nga policia të afro-amerikanit Jacob Blake.

Rittenhouse u ndalua natën e të mërkurës në shtëpinë e tij në Illinios, në një qytezë fare pranë kufirit me shtetin federal të Wisconsin-it. Pas ngjarjes, ai ishte rikthyer në shtëpi i qetë.

Mësohet se ai ishte pjesë e një grupi racistësh të armatosur, të cilët kishin dalë vullnetarisht për të mbrojtur rendin publik dhe bizneset nga turmat e plaçkitësve, që shfrytëzonin kaosin e krijuar nga protestat.

Në të tjera video, Rittenhouse shfaqet po atë natë para se të qëllonte ndaj protestuesve duke qëndruar pranë një dyqani për shitjen e makinave, duke pretenduar se po bënte roje./Opinion.al

 

Pas