Bota

Vëzhguesit e OSBE-së në Donetsk dhe Luhansk janë marrë peng


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:04 - 23/04/22 |
Opi Nion

Shumë vëzhgues ushtarakë ndërkombëtarë nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) janë marrë peng në Ukrainë, thotë organizata.

“OSBE është jashtëzakonisht e shqetësuar që një numri anëtarësh të misionit kombëtar SMM iu është  privuar liria në Donetsk dhe Luhansk,” tha organizata me bazë në Vjenë.

Organizata shtoi se “po përdor të gjitha kanalet e disponueshme për të lehtësuar lirimin e stafit të saj”, por nuk dha më shumë detaje.

Në një deklaratë të veçantë dje, misioni i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE dënoi “raportet alarmante” se “forcat ruse kanë marrë robër anëtarët e stafit të SMM”.

Organizata thotë se vëzhguesit e saj atje kanë një mision civil të paarmatosur për të “vëzhguar dhe raportuar në mënyrë të paanshme dhe objektive mbi situatën”.

OSBE-ja vendosi misionin e saj në Ukrainën lindore në vitin 2014, por mandati i saj skadoi më 31 mars të këtij viti pasi Rusia e akuzoi atë për njëanshmëri dhe bllokoi zgjatjen e tij.

Pas