Te Fundit

Vetëvendosje, vezë mbi Kryeministrin Mustafa


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:37 - 29/08/15 |
b.f

PRISHTINE-Aktivistë të Vetëvendosjes hodhën vezë të prishura në makinën e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa. Incidenti ndodhi ne Prishtine, kur Mustafa po shkonte në Radio Televizonin e Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ndodhi pranë godinës së Komunës së Prishtinës kur eskorta e Kryeministrit Mustafa u qëllua nga disa persona. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Salih Zyba, i cili bëri rezistencë kur u ndalua. Siç sqaron edhe policia e Prishtinës, i arrestuari kundërshtoi dhe lëndoi dy efektivë. Nga ana tjetër Lëvizja Vetëvendosje menjëherë pas incidetnti u shpreh se do të vazhdojë aksionet dhe protestat për ta bërë jofunksionale qeverinë. “Do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Isa Mustafës”, thuhet në reagimin e Vetvendosjes.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas