Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 sekretet e një marrëdhënie të gjatë dashurie

2015/08/29 at 5:49 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 4 min
A A
10 sekretet e një marrëdhënie të gjatë dashurie

Dashuria vjen natyrshëm dhe furishëm te njeriu. Po çfarë dimë ne rreth marrëdhënieve me të tjerët? Nga i kemi mësuar ato që dimë? Në shtëpi? Në shkollë? Ekziston një art dhe një shkencë për ndërtimin e marrëdhënieve të forta.

Sekretet e mëposhtme të ekspertëve të fushës së dashurisë, mund t’ju hyjnë në punë edhe për marrëdhënie të tjera si miqësia, familja apo puna, nëse i modifikoni paksa.

1. Krijoni një mjedis të sigurt

Krijoni një mjedis të sigurt ku mund të besoni dhe të ndani haptazi mendimet tuaja pa pasur frikë. Mos ia ndërprisni fjalën partnerit apo partneres edhe nëse do t’ju duhet të vini dorën përpara gojës për të ndaluar veten. Mësoni të grindeni pa i hyrë njëri-tjetrit në hak. Mos përdorni fjalë ofenduese për t’iu drejtuar partnerit/es. Për të krijuar një mjedis të sigurt, mos përdorni kërcënime. Kërkoni falje kur të mundeni. Nëse do t’ju duhet kohë për t’u qetësuar, atëherë shkoni në një dhomë tjetër dhe qetësohuni. Mbani mend, partneri ose partnerja nuk është armiku/ja juaj.

  1. Ndani faktet nga ndjenjat

Çfarëdo mendimesh dhe ndjenjash që t’ju nxisin gjatë zënkave, pyesni veten nëse diçka po ju influencon që ta shihni situatën ndryshe. Analizoni thellë brenda vetes nëse e keni inatin me tjetrin apo është ndonjë lloj problemi që gjendet brenda jush. Kërkoni për të vërtetën. Sapo të ndani faktet nga ndjenjat, do të arrini të zgjidhni konfliktet më me qartësi.

  1. Lidhuni me pjesë të ndryshme të vetes

Secili prej nesh nuk është një instrument solo. Ne jemi më tepër një lloj kori ose një orkestër me disa zëra. Çfarë po ju thotë mendja? Po zemra? Dëgjoni edhe trupin dhe ndërgjegjen.

Mund të ndodhë për shembull që mendja t’ju thotë “lëreni”, ndërsa zemra se ju e doni atë. Lërini këta zëra brenda jush të bashkëjetojnë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin. Kështu do të gjeni një përgjigje që është më e plotë.

  1. Solidarizohuni

ciftPraktikohuni duke vëzhguar veten dhe partnerin tuaj pa qenë paragjykues. Një pjesë e juaja mund të ketë dëshirë të mos mendojë gjatë, por juve duhet të kërkoni më shumë. Paragjykimi i mbyll dyert. E kundërta e paragjykimit është të kuptoni nga afër të tjerët dhe të solidarizoheni me ta. Kur i ndieni problemet e tjetrit si tuajat, atëherë do të jeni të hapur dhe do të mësoni më shumë për partnerin/en. Kjo do t’ju lidhë më shumë së bashku.

  1. Jini bashkë, por edhe veç.

Sekreti i një marrëdhënieje të qëndrueshme është mbështetja që i jepni njëri-tjetrit. Skuadra që formoni në raste të caktuara, por edhe privatësia, ndërsa jeni ende të lidhur. Në lidhjet ku çifti krijon varësi, kjo e çon marrëdhënien drejt një fundi të pashmangshëm. Kur jeni të ndarë dhe të lidhur, çdo “unë” kontribuon për të krijuar një “ne” që është më e fortë.

  1. Investoni emocionalisht te vetja

Mos prisni që partneri juaj të mbushë çdo hendek emocional që keni. Në fund të fundit, ne mund të kontribuojmë vetëm për të shëruar veten. Partneri juaj mund t’ju ofrojë mbështetje dhe po kështu mund të bëni edhe ju. Është dashuria ajo që ju jep forcë të bëni disa gjëra të vështira, por dashuria nuk do t’i bëjë ato për ju.

  1. Pranoni ndryshimet mes jush

Ndryshimet mes ju të dyve nuk janë negative. Ju nuk keni nevojë për një partner që ka të njëjtat interesa dhe pikëpamje si ju. Por ndonjëherë, frika e këtyre diferencave që mund t’ju ndajnë, ushtron mbi ju presion dhe kështu ju e nxisni tjetrin që të bëhet si ju.

  1. Bëni pyetje

Shpesh ne krijojmë iluzione për domethënien e sjelljes së partnerit, por kjo nuk është e drejtë. Mjaft hamendësuat, pasi për një lidhje të qëndrueshme, duhet të bëni pyetje për t’i shkuar problemit deri në fund. Mos lini keqkuptime mes jush.

  1. Gjeni kohë për lidhjen tuaj

Pavarësisht ngarkesës që mund t’ju vijë nga punët tuaja të përditshme, duhet të gjeni kohë për njeriun tuaj të zemrës. Nuk do të kishit asnjë lumturi nëse nuk do të ishte për të. Respektoni atë që doni me gjithë zemër, duke i kushtuar atë që është flori: kohën.

  1. Shprehini ato që ju duken të pamundura

Dashuria duhet t’ju japë forcë të shprehni ato për të cilat nuk dëshironi të bisedoni. Vetëm kështu do të lini pas të gjitha problemet pa marrë pengje me vete. Kanalizojeni energjinë tuaj drejt emocioneve pozitive.

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 11 tetor 2021
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 Mars, zbuloni shenjat me fat

23 Mars, 2023 8:15 am
Me “Ferrari” në Firence, gjobitet 500 euro turisti amerikan
-Jetë dhe Stil

Me “Ferrari” në Firence, gjobitet 500 euro turisti amerikan

22 Mars, 2023 3:37 pm
Nuk ka mbaruar shkollën. 94-vjeçarja lexoi 1658 libra që prej moshës 14-vjeçare
-Jetë dhe Stil

Nuk ka mbaruar shkollën. 94-vjeçarja lexoi 1658 libra që prej moshës 14-vjeçare

22 Mars, 2023 10:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 14 mars 2021
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 22 mars 2023

22 Mars, 2023 8:09 am
Horoskopi për ditën e sotme, 14 mars 2021
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 mars 2023

21 Mars, 2023 8:10 am
Raporti i Lumturisë/ Finlandezët kryesojnë listën, ku renditen shqiptarët?
-Jetë dhe Stil

Raporti i Lumturisë/ Finlandezët kryesojnë listën, ku renditen shqiptarët?

20 Mars, 2023 10:56 am
Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 mars 2023

20 Mars, 2023 8:08 am
Po ju dëmtojnë lëkurën, kujdes nga këto gabime
-Jetë dhe Stil

Po ju dëmtojnë lëkurën, kujdes nga këto gabime

19 Mars, 2023 1:56 pm
Horoskopi për ditën e sotme, 14 mars 2021
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 19 mars 2023

19 Mars, 2023 8:10 am
Horoskopi, 11 tetor 2021
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 18 Mars 2023, zbuloni shenjat me fat

18 Mars, 2023 8:20 am
Para
Rama: Do u merren pronat  atyre që e perfituan pa të drejtë

Rama: Do u merren pronat  atyre që e perfituan pa të drejtë

Taylor Swift triumfon në MTV Video Music Awards

Taylor Swift triumfon në MTV Video Music Awards

Sherr mes Minaj dhe Cyrus në MTV VMA

Sherr mes Minaj dhe Cyrus në MTV VMA

Please login to join discussion







TE FUNDIT

Situatë tensionuese e protestave, shtyhet vizita e Mbretit Charles në Francë

Fjalimi në Krishtlindjet e para si mbret, Charles homazh për Elizabetën
24 Mars, 2023

Vizita shtetërore e Mbretit Charles III në Francë është shtyrë, pas një kërkese të presidentit Emmanuel Macron. Pallati Elysée i...

Lexo më shumë

SPAK i sekuestron një tjetër vilë Arben Ahmetajt

Vila në bregdet/Ahmetaj:Partnerja ime Erjola është pronare e tokës, nuk ia ka blerë Zotos
24 Mars, 2023

SPAK ka sekuestruar një tjetër vilë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Mësohet se është sekuestruar vila në Hamallaj të bashkëjetueses Erjola...

Lexo më shumë

U arrestua për abuzim me tendera, shkarkohet kryebashkiaku Lefter Alla

Kush janë zyrtarët e tjerë të arrestuar, mes tyre edhe nënkryetarja e bashkisë Bulqizë
24 Mars, 2023

Lefter Alla, kryetar i bashkisë së Bulqizës, është shkarkuar me vendim të Këshillit të Ministrave për shkelje të rënda. Alla...

Lexo më shumë

Inceneratori i Fierit/ GJKKO kalon për gjykim Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 8 të tjerë

Inceneratori i Fierit/ GJKKO kalon për gjykim Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 8 të tjerë
24 Mars, 2023

Ka përfunduar seanca e nisur prej orës 10 për “Inceneratorin e Fierit” dhe Gjykata ka vendosur kalim për gjykim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com