Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendet perëndimore:Putin do paguajë kosto “shkatërruese” për sulmin ndaj Ukrainës

2022/03/24 at 7:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendet perëndimore:Putin do paguajë kosto “shkatërruese” për sulmin ndaj Ukrainës

Vendet perëndimore po paralajmërojnë presidentin rus Vladimir Putin të enjten (24 mars) se vendi i tij do të paguajë kosto “shkatërruese” për sulmin ndaj Ukrainës, gjatë tre aktiviteve të pashembullta njëditore sikurse takimi i nivelit të lartë i NATO-s, G7 dhe BE-së, ku merr pjesë Presidenti amerikan Joe Biden.


Dita e ngarkuar e takimeve të nivelit të lartë për të ruajtur unitetin perëndimor nisi në selinë e NATO-s në Bruksel, ku udhëheqësit e aleancës transatlantike ranë dakord të rrisin praninë ushtarake në krahun lindor të Evropës.

“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë t’i imponojmë Rusisë kosto për të sjellë fundin e kësaj lufte brutale. Ne vlerësojmë guximin e madh të popullit ukrainas dhe forcave të armatosura ukrainase që luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre. Ne gjithashtu i dëgjojmë rusët që po flasin me guxim kundër luftës. Ne i dëgjojmë zërat e tyre, ata kanë rëndësi. Sot, ne do të diskutojmë mbështetjen e aleatëve për Ukrainën. Ne do të trajtojmë gjithashtu përpjekjet e NATO-s për të forcuar mbrojtjen tonë tani dhe për vitet në vijim”.

Të alarmuar nga mundësia se Rusia mund të përshkallëzojë luftën me fqinjin e saj pas një konflikti të rëndë njëmujor, 30 vendet e NATO-s pranojnë gjithashtu të dërgojnë pajisje drejt Kievit për t’u mbrojtur kundër sulmeve biologjike, kimike dhe bërthamore.

Rusia mund të përpiqet të krijojë një pretekst për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për përgatitjen e një sulmi të tillë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,

“Ne jemi të shqetësuar pjesërisht sepse shohim retorikën dhe shohim se Rusia po përpiqet të krijojë një lloj preteksti duke akuzuar Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s se po përgatiten të përdorin armë kimike dhe biologjike,” u tha ai gazetarëve pas një samiti të NATO-s në Brukseli, duke shtuar se çdo përdorim i armëve kimike do të kishte pasoja të gjera.

“Ekziston gjithashtu rreziku që një sulm me armë kimike të ketë një efekt të drejtpërdrejtë te njerëzit që jetojnë në vendet e NATO-s, sepse ne mund të shohim kontaminim, mund të shohim përhapjen e agjentëve kimikë ose armëve biologjike në vendet tona”, tha zoti Stoltenberg.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy iu drejtua takimit të nivelit të lartë të NATO-s të enjten, duke i bërë thirrje aleancës që t’i japë më shumë ndihmë ushtarake Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Duke folur nga Kievi përmes video-telefonatës, zoti Zelenskyy tha se Ukraina kishte treguar forcën e ushtrisë së saj dhe se i takon NATO-s të tregojë se “ajo është me të vërtetë bashkimi më i fuqishëm i mbrojtjes në botë”.

Kreu i aleancës së Natos tha se udhëheqësit vendosën të ofrojnë mbështetje për Ukrainën kundër armëve kimike dhe biologjike, të instalojnë katër grupe të reja në kufirin e saj lindor dhe të rrisin aftësitë ajrore dhe detare në rajon.

Sulmi rus ndaj Ukrainës një muaj më parë ka shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ka bërë që vendet perëndimore të rimendojnë rrënjësisht politikat e tyre të mbrojtjes.

Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në Ukrainë më 24 shkurt në atë që ai e quan një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar dhe “denazifikuar” Ukrainën. Ukraina dhe Perëndimi thonë se Putini filloi një luftë të paprovokuar agresioni.

Zoti Stoltenberg, mandati i të cilit u zgjat me një vit për shkak të luftës, tha se Kina nuk duhet të ofrojë mbështetje ekonomike dhe ushtarake për Rusinë, duke shtuar se Pekini duhet të përdorë ndikimin e tij ndaj Moskës për një zgjidhje të menjëhershme paqësore të situatës./ VOA



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Emërohet drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Emërohet drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Rrëzohet në Kuvend projekt-rezoluta e PD, nuk e votojnë as deputetët e saj

Rrëzohet në Kuvend projekt-rezoluta e PD, nuk e votojnë as deputetët e saj

Do i lemë karriget Qifes/Bardhi:Shefi i shtabit të Orlando Rakipit mblodhi firmat

Bardhi: Të përjashtuarit e "Rithemelimit", të mirëpritur në grupin parlamentar
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}