Aktualitet

Vdiq pas shoqërimit në komisariat, 32-vjeçari përdorues droge, vuante nga epilepsia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:34 - 20/10/22 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e së mërkurës, ku një 32-vjeçar ndërroi jetë pas shoqërimit nga policia.

Sipas Klan news, viktima, 32-vjeçari Lear Kurti, dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe po ashtu vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Më herët policia bëri me dije se në momentin kur është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, Kurti ka filluar të shfaqë probleme shëndetësore. Më pas sipas uniformave blu është njoftuar ambulanca, por për shkak se gjendja e 32-vjeçarit ishte e rënduar, efektivët e kanë dërguar me makinën e policisë me urgjencë në spital. ku ndërroi jetë.

Po sipas burimeve të Klan news, bashkë me viktimën është shoqëruar dhe shoku i tij, i identifikuar si Zyhdi Spahiu. Ky i fundit është kapur i dehur në mjetin e tij. Spahiu është lënë i lirë, por është shoqëruar me gjobë për shkak të dozës së alkoolit.

Dyshohet se viktima dhe shoku i tij fillimisht kanë qenë bashkë, por më pas janë ndarë kur është afruar policia. Laer Kurti rezulton me precedentë penalë, për vjedhje e droge.

Pas