Aktualitet

Vdekja e Lear Kurtit, Rrumbullaku pezullon efektivët që e shoqëruan në Komisariat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 21/10/22 |
Opi Nion

Tre punonjësit e patrullës të Komisariatit Nr. 3, që ndaluan të riun që humbi jetën Lear Kurti, janë pezulluar nga detyra. Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka pezulluar për 3 ditë 3 policët që shoqëruan viktimën për shkak të vijimësisë së hetimeve mbi rastin.

32-vjeçari Lear Kurti humbi jetën pas shoqërimit nga policia në Komisariatin Nr.3 në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës. Ai tentoi t’i largohej policëve me vrap pas një kërkese për kontroll, ndërsa u arrestua disa metra më tej në zonën e Don Boskos. Pas shoqërimit në komisariat, ai shfaqi probleme shëndetësore dhe u transportua në Spitalin e Traumës, ku u konstatua humbja e jetës.

Sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore, në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike, që dyshohet se kishte lëndën narkotike. Ekspertiza ka arritur në përfundim se ndaj Lear Kurtit nuk është shkaktuar dhunë, por vetëm shenjat e krijuara nga prangosja.

Pas