Aktualitet

Meta: Basha s’ka më fuqi për hakmarrje, ç’kishte për të bërë e bëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 21/10/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën e sotme për mediat teksa është pyetur nga gazetarët nëse ka qenë hakmarrje bashkimi i votave të PS me mbështetësit e Lulëzim Bashës për ligjin e hapjes së dosjeve është shprehur se  Basha tashmë nuk ka fuqi politike për hakmarrje.

Më tej ai theksoi se Lulzim Basha ç’kishte për të bërë e ka bërë.

Pyetje: Ai ishte hakmarrje e Lulzim Bashës bashkimi i votave me PS për ligjin e hapjes së dosjeve?

Ilir Meta: Nuk ka më fuqi Basha për të bërë asnjë hakmarrje. Se ç’kishte për ti bërë i ka bërë.

Kemi të bëjmë me deputet që nuk kanë më çfarë të humbasin, elektorat nuk kanë, dinjitet nuk kanë, moral, besë nuk kanë.

Nuk kanë më çfarë të bëjnë më shumë se sa kanë bërë dhe kjo loja e historisë me IM është lojë Rama-Basha.

Nuk ka fuqi Basha, Basha do përpiqet të prishë punë sa të mundet. Ai është peng i historive të veta.

Ata deputetët marrin lekë dhe s’duan fare as politikë aty. Shikoni llogaritë e familjarëve si i kanë pasur para se të ishin në opozitë dhe si i kanë sot. Opozitarë më të sukseshshëm në biznese nuk ka parë historia botërore.

 

Pas