Aktualitet

Ligji për hapjen e Dosjeve, Meta: Ramës s’i dalin ato 2 breshkat, uroj që…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 21/10/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat këtë të premte, ku është pyetur nga gazetarët edhe për miratimin dje në Kuvendin e Shqipërisë të disa ndryshimeve në ligjin për dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit.

Meta me ironi e komentoi miratimin e ligjit duke u shprehur: u mbars mali dhe polli një mi.

“E këtu mali u mbars në 25 korrik me një email anonim dhe polli një mi mbrëmë në mes të natës se unë kam qenë në një festë familjare e meqë nuk i dalin ato dy breshkat uroj që miu ta ndihmojë për t’i përmirësuar frymëmarrjen për betejat që vijnë para. Meta është çdo ditë në terren, jam i sigurt që rezultati i PL do jetë spektakolar në radhë të parë në kryeqytet e gjithë qendrat kryesore të vendit e kontributi i  Partisë së Lirisë do jetë i jashtëzakonshëm për fitoren e kandidateve të opozitës së vërtetë kundër gjithë kandidatëve rilindas që kanë pasur 100% të pushtetit vendor”-tha Meta.

Kujtojmë se dje në parlament, Rama u shpreh se hapja e dosjeve do të ndihmonte të sqarohej njëherë e mirë se kush është personazhi me iniciale I.M., në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Sipas Metës, Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga 1 miliard dollarë të reja që planifikon për 7 kontrata të reja për vitin që vjen.

Pas