Aktualitet

Vdekja e 34-vjeçarit në Fushë-Krujë, nëna: E pyeta nëse do vinte në shtëpi, më tha se…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:15 - 21/10/22 |
Opi Nion

Kanë dalë të tjera detaje për 34-vjeçarin Indit Ndoj, i cili u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në një kanal në lagjen “Bakie Visha” në Fushë-Krujë.

Sipas “News 24”,  personi i fundit me të cilin ka pasur komunikim 34-vjeçari ka qenë nëna e tij.

Mësohet se mamaja e viktimës iu ka thënë oficierëve të policisë se kishte folur në telefon me të birin pasditen e së mërkurës dhe se e kishte pyetur këtë të fundit nëse do kthehej në shtëpi në mënyrë që t’i gatuante ushqim. Sipas dëshmisë së saj i biri kishte pohuar se do kthehej në banesë.

Ndër të tjera, nëna e Ndojt ka deklaruar se i biri nuk kishte konflik me asnjë njeri, ç’ka e bën më të vështirë punën e policisë për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve.

Sakaq, grupi hetimor bën me dije se nga kompanitë telefonike janë kërkuar gjithashtu tabulatet për të zbuluar se me kë persona ka pasur kontakt Indrit Ndoj./Opinion.al

Pas