Bota

Vazhdojnë protestat në Hong Kong


               Publikuar në : 11:13 - 19/01/20 |
Geljano Fataj

Mijëra protestues janë mbledhur në qendër të Hong Kongut, për të bërë thirrje për bojkotimin e Partisë Komuniste të Kinës dhe për të kërkuar reforma në sistemin zgjedhor.
Disa prej protestuesve kishin të veshur rroba me ngjyrë të zezë dhe kishin vendosur maska në fytyrë. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrime si “Liri për Hong

Kongun” si dhe disa protestues kishin flamuj të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Bloomberg ka cituar aktivistin Joshua Wong të ketë thënë se pjesëmarrja në protestën e radhës është “jetësore për t’i treguar botës se përpjekjet e protestuesve në Hong Kong për plotësimin e kërkesave të tyre janë duke vazhduar”.

Protestat masive në Hong Kong kanë nisur në verën e vitit të kaluar, pas një projektligji për ekstradim, i cili më pas u tërhoq nga autoritetet./ Opinion.al

Pas