Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një javë nën shenjën e Damianit dhe kush vallëzoi me Ramën në Vjenë

2020/01/19 at 12:21 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Si vishen të ftuarit në Opinion; ju tregojmë ato që ju nuk keni vënë re

Lorenc Vangjeli –Shtatëditëshi i tretë i këtij fillimviti është shumë i çuditshëm. I çuditshëm sipas parametrave shqiptare, në fakt. Pikërisht sepse është javë krejtësisht normale. Papritur, ajo që kishte nisur gjysëm në fshehtësi, së paku që nga tetori i vitit të kaluar, projekti që u tendos, u nxit, por edhe u vonua nga tërmeti i nëntorit, u vu në skenë këtë javë, pothuaj pa paralajmërim. Pakkush dinte për kontaktet pothuaj informale të Damianit të socialistëve dhe Oertit të demokratëve. Çifti i juristëve politikë u ritakua në rrethana të tjera për të njëjtin hall, njëlloj si para tetë vjetësh. Fryma që vinte nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, nga Delegacioni i BE-së dhe ambasada Britanike, tre lojtarë ndërkombëtarë, ju dha goxha “kurajë” lojtarëve lokalë. Pas tyre si hije, por shumë përpara tyre si mendim dhe veprim, Rama dhe Basha, dhe më tej edhe zonja Kryemadhi, lanë mënjanë hushtat e luftëtarit dhe morën në dorë zdrukthin e marangozit; latuan cep për cep tryezën e rrumbullaktë të reformës zgjedhore. Duke lënë në cep edhe Rudinën. Deri në këtë moment, e rrumbullaktë ishte dhe trajektorja e opozitës në harkun e një viti: nga përbetimet për largimin e Ramës dhe Damianit tek molotovi opozitar kundër mureve të qeverisë, nga gazi lotsjellës i qeverisë mbi mbështetësit e opozitës tek gazi i përmbajtur përballë kamerave që prisnin haberin. Për një vit rresht opozita bëri xhiro dhe bitisi aty ku u nis, njëlloj si gjysma e trafikut kaotik të Tiranës që i vjen rrotull Zogut të Zi. Nga janari në janar gjithë çfarë ajo bëri, përveç kohës që humbi pa kthim, shërbeu vetëm për t’i dhënë shkëlqim komisionit të Damianit. Dhe për të errësuar akuzat që i bëheshin po Gjiknurit nga opozita. Ndoshta edhe pse ish-ministri gjysëm i heshtur socialist, nuk është vetëm zgjedhje e Ramës, por dhe një darovitje sa e të shkuarës së tij, aq edhe e atyre që pritet të vijnë në Tiranë për të folur në anglisht.


Nuk ka asgjë të re në çfarë ka ndodhur. I të njëjtës formë ka qenë dikur edhe rrugëtimi i ish-opozitës socialiste në vitin e largët 2011, kur mbasi e vranë në Bulevard, mbasi i vodhën fitoren në tavolinë, ajo u ul po në tavolinë. Vendosi të kyçet në sistem dhe për të kërkuar triumfin apo dështimin pikërisht brenda sistemit. Kush dëgjonte atëherë akuzat e duetit socialist Rama – Gjiknuri, nuk do të gjejë asnjë ndryshim nga e qara e sotme me ligje e çiftit demokrat Basha – Bylykbashi. Sepse politika në Shqipëri së paku e ka vërtetuar më shumë se njëherë se ajo vetë është edhe e rrumbullaktë, edhe maja-maja, mbi të cilat ulet e ulërin opozita e rradhës e kërrusur nga pushteti i rradhës dhe plot komplekse viktime nga i njëjti pushtet.

Kjo është vetëm një nga shumë arsyet që nuk i ndryshojnë kësaj jave janari atë që ka ndodhur rregullisht në Shqipëri. Thelbi është i njëjtë, forma ndryshoi në fare pak detaje. Kryesisht në sjelljen e Bashës dhe të njerëzve të tij, të cilët nga muskujt e enjtur të një viti më parë, tani demonstrojnë kapriçiot normale të një adoleshenteje nën klithmë hormonesh. Si një gjimnaziste të llastuar, që mbasi pati një “dramë dashurie”, refuzon edhe të puthet se ka frikë se mbetet shtatzanë, opozita ende ka frikë nga ajo që ja ka qejfi të ndodhë, por nuk jam mban ta bëjë të ngjasë.

Vetë kryeministri që është edhe ministri i jashtëm i dekretuar i Shqipërisë, ka pasur shumë fat me Vjenën e OSBE-së. Vjena është fati real i Ramës, ndërsa valsi është mbret në Vjenë; edhe pse askush nuk mund të thotë se kush ka qenë partneri në vallëzim me princin me dy mandate të Tiranës, vallëzim që ngrohu papritur motin politik të atdheut.

Hamendësimet janë shumë, por një gjë e vetme është e mjaftueshme për të vënë bast kësaj here: fati ndihmon gjithmonë më të fortin! Por edhe atë që di të ndalet përpara se të thuhet fjala e fundit. Në politikë ajo duhet kursyer patjetër. Sepse në politikë esktremet puqen gjithmonë dhe halli i përbashkët të çon të puthesh me Damianin në Tiranë dhe të kërcesh vals në Vjenë.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Përplasjet mes Bashkisë dhe ARRSH, rruga mbetet e amortizuar

Përplasjet mes Bashkisë dhe ARRSH, rruga mbetet e amortizuar

Walker: Formoni qeverinë dhe jepni pushim Thaçit, ai tashmë është thinjur

Walker: Formoni qeverinë dhe jepni pushim Thaçit, ai tashmë është thinjur

Zjarri në makinën e gardianit, policia: Për shkaqe teknike

Zjarri në makinën e gardianit, policia: Për shkaqe teknike
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}