Bota

Varianti i ri i koronavirusit zbulohet në një tjetër shtet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:46 - 31/12/20 |
Doriana Çepunaj

Varianti i ri i koronavirusit, i cili fillimisht u zbulua në Britani, është gjetur edhe në Kaliforni. Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën, Guvernatori Gavin Newsom.

Gjatë një bashkëbisedimi në internet për pandeminë me ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci, Zoti Newsom nuk dha detaje të mëtejshme, në lidhje me variantin e ri të koronaviruait të zbuluar tashmë edhe në Kaliforni.  Nga ana tjetër Dr. Fauci, tha se “nuk ishte befasuar” duke shtuar se ka gjasa që raste të tjera të variantit të ri të koronavirusit të shfaqen në Kaliforni dhe në shtete të tjera.

Rasti i parë në Shtetet e Bashkuara i të ashtuquajturit varianti britanik, për të cilin shkencëtarët besojnë se është më ngjitës se sa të tjerët por jo me simptoma më të rënda, u njoftua nga Guvernatori i Kolorados Jared Polis të martën. Gjatë një konference shtypi të mërkurën, zoti Polis tha se pacienti ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare, i cili ishte ngarkuar të merrej me shpërthimin e koronavirusit në një shtëpi për të moshuarit në zonën periferike Elbert jashtë qendrës metropolitane të Denverit.

Varianti i ri i koronavirusit është zbuluar në disa vende evropiane, por edhe në Kanada, Australi, Indi, Korenë e Jugut, Japoni si dhe vende të tjera./Opinion.al

Pas