Aktualitet

Presidenti Meta dekreton dy ministrat, Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:24 - 31/12/20 |
Doriana Çepunaj

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të enjte ndryshimet e fundit të kabinetit qeveritar, të propozuara nga Kryeministri Edi Rama. Përmes një njoftimi, presidenca bën me dije se ka dekretuar shkarkimin e Edi Ramës nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe dekretoi në këtë post Olta Xhaçkën. Gjithashtu u dekretua dhe ministri Niko Peleshi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.

Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes./Opinion.al

Pas