Bota

COVID-19/ Kina miraton vaksinën vendase, 79% efektive


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 31/12/20 |
Doriana Çepunaj

Autoritetet kineze kanë miratuar vaksinën anti-COVID të prodhuar nga kompania farmaceutike shtetërore Sinopharm.

Dje Sinopharm njoftoi se vaksina e saj është 79.34% efektive, duke përmendur analizën e ndërmjetme të provave klinike të fazës 3.

Instituti i Produkteve Biologjike të Pekinit tha në një deklaratë të mërkurën se rezultatet e përkohshme tregojnë se vaksina e prodhuar nga kompania farmaceutike Sinopharm është e sigurt dhe njerëzit që morën dy doza prodhuan antitrupa të nivelit të lartë.

Tashmë në këtë fazë të pandemisë 5 vaksina po përdoren për të luftuar koronavirusin, Pfizer, Moderna, Sputnik V dhe dy të miratuarat në orët e fundit të AstraZeneca dhe Sinovac./Opinion.al

Pas