Kronikë

Vendosi eksploziv ndaj një objekti në Lezhë, arrestohet 21-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:50 - 31/12/20 |
Doriana Çepunaj

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se është autori i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Shëngjinit.

Policia bën me dije se si rezultat i provave të grumbulluara u organizua operacioni policor i koduar “Eksplozivi” dhe  u bë kapja e shtetasit E. P., 21 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Ky shtetas, më datë 19.11.2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”, njoftojnë uniformat blu.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasit E. P., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”./Opinion.al

Pas