Kronikë

Durrës/ Digjet një makinë në orët e para të mëngjesit, policia jep detajet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:01 - 31/12/20 |
Doriana Çepunaj

Një automjet është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Durrësit. Përmes një njoftimi për mediat, policia bën me dije se mjeti tip “Benz” që ka marrë flakë është në pronësi të shtetasit E.K.

“Më datë 31.12.2020, në orën 06:30, në lagjen nr. 11, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë  nga një shkëndijë elektrike“, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e ngjarjes./Opinion.al

Pas