Bota

Varianti i ri i COVID, zbulohen dy persona të infektuar në Britani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:15 - 27/11/21 |
Opi Nion

Dy persona të infektuar me varianti i ri i COVID, i quajtur Omicron në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi është bërë i ditur nga sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid. Zyrtari tha se do të ketë testime të tjera në zonat ku u identifikuan rastet, në Chelmsford dhe në Nottingham.

Dy personat e identifikuar me variantin e ri tashmë janë izoluar së bashku me familjet e tyre, ndërsa vijojnë testimet.

Të dyja rastet janë të lidhura me njëra tjetrën. Varianti i ri i COVID-19 është zbuluar fillimisht në Afrikë të Jugut, ndërsa disa raste tashmë janë shfaqur në Evropë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se varianti i ri i koronavirusit është mjaft shqetësues dhe se do të duhet të bëhen analiza për të parë ndikimin e tij.

Pas