Rajoni

Varianti i ri/Greqia vendos kufizime të rrepta për udhëtarët nga Afrika Jugore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:27 - 26/11/21 |
Opi Nion

Greqia nuk ka vendosur ndalim të udhëtimeve ajrore nga vendet e Afrikës Jugore, pas zbulimit të variantit të ri të Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vetëm udhëtimet thelbësore do të lejohen nga Afrika e Jugut, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Mozambiku, Eswatini, Zambia dhe Malavi, ndërsa udhëtarët do të duhet të marrin një leje speciale nga misioni diplomatik lokal grek.

Atyre që u është dhënë leja do t’i nënshtrohen një testi PCR 72 orë përpara udhëtimit dhe do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë antigjen pas mbërritjes. Pas kësaj, ata do të duhet të karantinohen në një hotel të caktuar për 10 ditë dhe të bëjnë një test të dytë të shpejtë në fund të asaj periudhe.

Këto kufizime do të hyjnë në fuqi që nga ora 6 e mëngjesit të së shtunës, shkruajnë mediat greke.

Greqia nuk ka fluturime direkte me asnjë nga vendet e lartpërmendura.

Më herët, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u kërkoi vendeve anëtare të pezullojnë “të gjithë udhëtimin ajror” me vendet e Afrikës Jugore derisa detajet e variantit të ri të jenë më të qarta./Opinion.al

Pas