Aktualitet

Basha i përgjigjet Berishës: Nuk njeh kufi në çfarë thua e çfarë bën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:21 - 26/11/21 |
Opi Nion

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, në “Foltoren” e ditës së sotme në Kurbin.

Basha thotë se ish-kryeministri Berisha ka vendosur veten para PD-së dhe demokratëve dhe po bëhet gjithmonë e më tepër qesharak me trillimet dhe gënjeshtat e tij.

 “Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale” shkruan Basha.

Akuza të forta ka hedhur ish-Kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” e Kurbinit kundrejt kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Berisha tha se Basha duhet të sqarojë 2 dosje, atë të lobimit në SHBA me Nik Muzin, por dhe dosjen e “Toyota Yaris”. Sipas Berishës me dosjen për Nik Muzin, Basha është i “përshtatshëm për në qeli”./Opinion.al

Pas