Aktualitet

Vajza: 26 vite diferencë, nuk e penguan mamin të dashurohej me babin, doli nga burgu…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:24 - 30/10/22 |
Opi Nion

Në këtë puntatë të “Ka Një Mesazh Për Ty”, historia nuk vjen nga një e-mail në redaksinë e programit, por nga mesi i publikut të “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Dhurata është prej një viti pjesë e publikut të emisionit dhe historia e saj u zbulua krejt rastësisht. Shumë e emocionuar, ajo ulet në vendin e të ftuarit të parë të rubrikës dhe mes lotëve që e mbysin, nis të rrëfejë për jetën e saj.

Dhurata: Babai im ka bërë 30 vjet burg sepse kreu një vrasje. Doli nga burgu dhe u njoh me mamanë time, Dianën. Ajo ishte 24 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Pra mamaja ishte 24 vjeçe, ndërsa babai?

Dhurata: Ai ka qenë më i madh në moshë.

Ardit Gjebrea: Sepse kur e kreu vrasjen sa vjeç ishte?

Dhurata: 20 vjeç.

Ardit Gjebrea: Dhe 30, i bie 50 vjeç, kështu që i bie gati 26 vjeç diferencë me mamin. Si u njohën?

Dhurata: U dashuruan me shikim të parë, pavarësisht se mamaja ime ishte e sëmurë.

Ardit Gjebrea: Çfarë kishte?

Dhurata: Depresion.

Ardit Gjebrea: Babi çfarë tipi ishte?

Dhurata: Nuk e kam njohur.

Ardit Gjebrea: Ah, ti nuk e ke njohur babin.

Dhurata: Fare. Ndjesë. Nuk kam jetuar fare.

Ardit Gjebrea: Po ti kur linde, vajte në shtëpi?

Dhurata: Jo.

Ardit Gjebrea: Po ku ndenje??

Dhurata: Në spital.

Ardit Gjebrea: Në maternitet?

Dhurata: Po. Nuk kishin mundësi të më mbanin.

Ardit Gjebrea: Ti ishe vajzë e vetme?

Dhurata: Po. Isha fëmija i parë./ Tv Klan

Pas