Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, në një intervistë për NBC, pas takimit me Vladimir Putin, tha se presidentin rus beson se po e fiton luftën.
Ai tha: “Ne duhet të shikojmë në sytë e tij dhe duhet ta përballojmë atë me atë që shohim në Ukrainë”.
Nehammer gjithashtu shtoi se Putin do të marrë pjesë në hetimin ndërkombëtar për krimet e luftës në Ukrainë, pasi nuk i beson perëndimit.
Më tej ai tha se Putin “nuk i beson botës perëndimore. Kështu që ky do të jetë problemi në të ardhmen”.
Nehammer ishte lideri i parë evropian që takoi Putinin në Moskë që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Përpara se të mbërrinte në Moskë të hënën e kaluar, Nehammer kishte vizituar Bucha, qytetin jashtë Kievit, ku u vranë dhe u torturuan civilë ukrainas.
Ai tha se u përball me Putinin me atë që kishte parë në Bucha dhe se “nuk kishte zhvilluar me të një bisedë miqësore”./Opinion.al