Bota

Ukraina/Putin s’i beson Perëndimit, do të marrë pjesë në hetimet për krime lufte


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:07 - 17/04/22 |
Opi Nion

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, në një intervistë për NBC, pas takimit me Vladimir Putin, tha se presidentin rus beson se po e fiton luftën.

Ai tha: “Ne duhet të shikojmë në sytë e tij dhe duhet ta përballojmë atë me atë që shohim në Ukrainë”.

Nehammer gjithashtu shtoi se Putin do të marrë pjesë në hetimin ndërkombëtar për krimet e luftës në Ukrainë, pasi nuk i beson perëndimit.

Më tej ai tha se Putin “nuk i beson botës perëndimore. Kështu që ky do të jetë problemi në të ardhmen”.

Nehammer ishte lideri i parë evropian që takoi Putinin në Moskë që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Përpara se të mbërrinte në Moskë të hënën e kaluar, Nehammer kishte vizituar Bucha, qytetin jashtë Kievit, ku u vranë dhe u torturuan civilë ukrainas.

Ai tha se u përball me Putinin me atë që kishte parë në Bucha dhe se “nuk kishte zhvilluar me të një bisedë miqësore”./Opinion.al

Pas