Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

2025/11/05 at 12:45 AM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

Në shenjë respekti, në një lloj “in memoria” për veprën politike të Fatos Nanos, si kryetar i Partisë Socialiste, tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe një prej njerëzve që shënjoi një dekadë e gjysmë të Shqipërisë postkomuniste, emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të marte ritransmeton një prej intervistave më të plota të tij.

Në intervistën e shkurtit të vitit 2010 i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, i ndjeri Fatos Nano foli për momentin e takimit të parë  me Sali Berishën. Ishin në një përballje në një redaksinë e “Zërit të Popullit”, jo si politikanë, por si intelektualë që flisnin dhe kërkonin ndryshimin, në një kohë krizë të thellë për shoqërinë shqiptare.

Fragment i shkëputur nga intervista e dhënë për emisionin “Opinion” në shkurt të vitit 2010:

Blendi Fevziu: A keni pasur njohje personale me Sali Berishën, kur jeni njohur me të?

Fatos Nano: Unë me Sali Berishën jemi takuar për herë të parë me njëri-tjetrin, i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit, natyrisht e njihja nga faqet e shtypit. Nëna ime vuante nga zemra që në atë kohë, por nuk ishte kuruar tek doktor Berisha. E njihja nga mjedise shoqërore, intelektualësh e të tjera, që kishin kontakte me të. Në redaksinë e “Zërit të Popullit”, kam përshtypjen në periudhën midis majit dhe shtatorit të vitit 1990, ku redaktori Përparim Xhixha organizoi një bisedë me disa intelektualë të spikatur të disa fushave të ndryshme. Bisedën në studio e ka drejtuar Përparim Xhixha dhe në tavolinë ishim me bisedë të incizuar dhe të zbardhur, për të botuar të nesërmen ose të pasnesërmen. Ishte Berisha si intelektual nga mjekësia, por i shkencave humanitare, isha unë si përfaqësues i ekonomistëve, ishim katër veta… Secili nga ne parashtroi ide për ndryshime dhe reforma. Mbajti qëndrim, për profesionin dhe vokacionin e fushës dhe eksperiencës ndaj krizës që po akumulohej në shoqëri dhe në ekonomi dhe në ushtrimin e iniciativave të lira ose, jo.  Biseda në redaksi ka mbaruar nga dreka dhe nga ora 18:00-19:00 mund të vinim t’i shikonim. Për çudi korridoret qëlluam të dy bashkë, arritëm në një njëjtën kohë. U gjeta në një tavolinë me Berishën, ballë për ballë, ai korrigjonte të vetat unë të mijat.

Blendi Fevziu: Ju nuk e dinit që tre muaj më pas do të ishit tre nga njerëzit më të rëndësishëm të Shqipërisë!

Fatos Nano: Nuk e dinim! Ose unë nuk e dija të paktën, s’mund të them nëse e dinte Berisha apo jo. Ambiciet e mia kanë qenë më pak të kristalizuara, se sa të Berishës në atë kohë. Besoj! Papritmas Berisha meqenëse e kishte vlerësuar mënyrën me të cilën unë kisha folur në bisedën në redaksi dhe nuk kishte pasur rast të bënte një bisedë më të zgjeruar nga sa ishte atje, gjeti diçka që ia kishte ndryshuar redaktori dhe më thotë ‘Fatos si të tingëllon kjo’, ‘Doktor çfarë ke dashur të thuash dhe çfarë të shqetëson’, nuk e mbaj mend kontekstin. Por, doktori ka qenë shumë obzesiv nga pikëpamja intelektuale për të ruajtur saktësinë e frazës që mendonte. Në një moment unë i them ‘e thënë pak më ndryshe në një gjuhë pak më të pranueshme gazetareske e njëjta ide është aty’, nuk e vazhdoi debatin më tutje. Të nesërmen doli siç e kam vlerësuar unë që mirë ishte. Nuk e di se si ka reaguar Berisha më tutje për këtë gjë, por më duket se ka thënë ‘aty pashë një intelektual të sofistikuar të komunizmit’.

Fatos Nano undërroi jetë në moshën 73-vjeçare. Ai ndërroi jetë në një spital privat, ku po kurohej prej disa javësh nga një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes. Ish-kryeministri do të prehet në Sharrë.

Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë

Parashikimi i motit për sot, 5 nëntor 2025

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com