Bota

Ukraina: Kremlini po planifikon akte terroriste në Rusi dhe Krime


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:58 - 12/04/22 |
Opi Nion

Shërbimet ruse të sigurisë po planifikojnë “akte terrori” në territorin e Rusisë për të kthyer opinionin publik kundër Ukrainës, ka pohuar shefi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Kyrylo Budanov.

“Minimi dhe hedhja në erë e ndërtesave të banimit, spitaleve dhe shkollave në qendrat e popullsisë ruse”,-janë pjesë e planeve të tyre, tha Budanov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax-Ukrainë.

Ai gjithashtu tha se ata po planifikojnë “sulme me raketa dhe bombardime në Belgorod (afër kufirit lindor të Ukrainës me Rusinë) ose një qytet të Krimesë (në jug të Ukrainës)”.

Budanov vazhdoi duke thënë se është e mundur që Rusia t’i portretizojë këto akte si “justifikim për brutalitetin kundër civilëve ukrainas” në Bucha, pranë kryeqytetit Kiev, dhe qytetit lindor Kramatorsk.

Ka pasur prova në rritje të mizorive të kryera kundër civilëve ukrainas në zonat e mbajtura më parë nga forcat ruse, duke përfshirë Bucha.

Ukraina gjithashtu ka akuzuar vazhdimisht trupat ruse se synojnë qëllimisht objektivat e civilëve në Ukrainë, siç është sulmi i së premtes në stacionin hekurudhor Kramatorsk.

Pas