Bota

Lukashenko:Bjellorusia do mbetet përkrah Rusisë pavarësisht se si evoluon situata


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:14 - 12/04/22 |
Opi Nion

“Bjellorusia do të mbetet gjithmonë përkrah Rusisë, pavarësisht se si evoluon situata”. “Kështu është shprehur presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cili u takua me Vladimir Putin në Blagoveshchensk, në Rusinë lindore, raporton La Repubblika.

“Minsku është i vendosur të forcojë unitetin me Rusinë”-ka vijuar deklaratën ai.

Në një moment gjatë bisedës së tij me Putinin, Lukashenko tha: “Gjithmonë mund të mbështeteni te bjellorusët, duhet ta dini se, në çdo rrethanë, rusët mund të jenë të sigurt se ne do të jemi gjithmonë pranë tyre, pavarësisht se çfarë ndodh. Ne ndajmë një atdhe, megjithëse jetojmë në shtete të ndryshme. Ndryshe nga disa republika – shtoi Lukashenko – ne qëndruam së bashku. Ne jemi të vendosur të konsolidojmë unitetin tonë”-përfundoi ai./Opinion.al

Pas