Bota

Putin: Ajo që po ndodh në Ukrainë është tragjedi, por s’kishim zgjedhje tjetër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:17 - 12/04/22 |
Opi Nion

Presidenti Putin i ka përshkruar ngjarjet në Ukrainë si një “tragjedi”, sipas agjencisë së lajmeve Tass.

Sipas BBC, lideri rus ka thënë se vendi i tij “nuk kishte zgjidhje” tjetër përveçse të nisë atë që ai e quan një operacion special ushtarak.

Më herët, gjatë një paraqitjeje të rrallë publike, Putin vlerësoi objektivat ushtarake të Rusisë në Ukrainë si fisnike.

“Kjo është mënyra se si do të jetë. Nuk ka dyshim për këtë. Objektivat janë absolutisht të qarta, ato janë fisnike”,-tha ai.

Ai tha se Rusia “nuk kishte zgjidhje tjetër” përveçse të fillonte një operacion ushtarak në Ukrainë për të mbrojtur Rusinë dhe forcat e tij do të arrijnë objektivin e tyre, sipas agjencisë së lajmeve Interfax./Opinion.al

Pas