UASHINGTON – Shtëpia e Bardhë dënoi ashpër vizitën e presidentit sirian, Bashar Al Asad në Moskë. Zëdhënësi Erik Shulc tha se “ne e shikojmë shtrimin e tapetit të kuq për Asadin, i cili ka përdorur armë kimike kundër popullit të tij, në kundërshtim me qëllimet e nënvizuara nga rusët për një tranzicion politik në Siri”. Vizita e Presidentit sirian, Bashar Al Asad në Moskë, e para prej nisjes së konfliktit Marsin e vitit 2011, vjen tre javë pasi avionët rusë nisën ofensivën ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri. Sipas autoriteteve ruse, Al Nusra, dega e Al Kaedës do të bashkohet me Shtetin Islamik. Shefi i Kremlinit në prag të të vizitës së Asadit ka biseduar me udheheqësit e Arabisë Saudite, Turqisë, Egjiptit, Jordanisë. Sipas vëzhguesve, mesazhi i Moskës për pritjen e Asad është i qartë: Nuk ka zgjidhje të konfliktit në Siri pa përfshirjen e Rusisë. /TVKLAN/
Aktualitet
Uashingtoni: Dënojmë Rusinë për pritjen e Asad

Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
>> KËTU <<
KOMENTO (0)