Sport

Skënderbeu sot përballë Sporting


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:19 - 22/10/15 |
b.f

TIRANE- Ndeshja me Sporting sot në Lisbonë shikohet si më e vështira deri më tani për Mirel Josën. Trajneri i Skënderbeut gjatë konferencës para ndeshjes pranoi se pozicioni i skuadrës portugeze e në Grupin H të Europa League me vetëm 1 pikë pas dy ndeshjeve nuk tregon asgjë. Sipas Josës kolegu i tij Jorge Jesus ka bërë një punë shumë të mirë duke ngritur një ekip të fortë. Synimi Skënderbeut për këtë takim është paraqitja dinjitoze duke krijuar sa më shumë përvojë në këtë paqitje të parë në fazën e grupeve të një aktiviteti Europian për klube. Mungesë e rëndësishme e Skënderbeut është Peter Olayinka, pasi sulmuesi nigerian nuk mori dot vizë për të qenë në Portugali. Kështu në sulm do të jetë Hamdi Salihi i vetëm. Për trajnerin e Sporting Lisbon synimi i skuadrës që drejton është vetëm fitorja edhe pse nuk mund të thotë me siguri rezultatin e përballjes. Pritet që vendasit të bëjnë shumë ndryshime në formacion, pasi në fundjavë do të zhvillojnë derbin me Benfica. Një përballje të rëndësishme në kampionat do të ketë edhe Skënderbeu të dielën duke luajtur në Tiranë me Partizanin. Por më parë do të zhvillohet takimi i Europa Legaue mes Sporting dhe Skënderbeut në orën 19:00 në stadiumin “Jose Alvalade”. /TVKLAN/

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas