Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U zhduk në Shqipëri, çfarë po ndodh me hetimet për Davide Pecorelli

2021/03/06 at 11:05 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
U zhduk në Shqipëri, çfarë po ndodh me hetimet për Davide Pecorelli

Kanë kaluar dy muaj nga zhdukja në Shqipëri e Davide Pecorelli-t, sipërmarrësit 45-vjeçar italian nga San Giustino, i cili kishte ardhur në vendin tonë për të investuar në sektorin e estetikës. Megjithatë, zhdukja e tij është ende e mbushur me mistere, mbi të cilat hetimet bilaterale mes Prokurorisë Shqiptare dhe asaj Italiane po përpiqen të hedhin dritë.


Zhdukja e Davide Pecorelli: Pecorelli erdhi në Shqipëri më 3 Janar. Në Aeroportin e Rinasit mori me qira një makinë Skoda Fabia. Më 4 Janar iu drejtua Vlorës, sipas GPS, ku prej muajit Gusht kishte hapur një aktivitet, që vijon të operojë ende. Më pas kishte udhëtuar drejt Shkodrës, aty ku dyshohet se pati disa takime. Makina e tij qëndroi e parkuar për shumë orë. Më pas shkoi në Pukë, ku prenotoi për tre netë në një hotel, për datat 4-5-6 Janar. Më 6 Janar ishte edhe hera e fundit që u fut në WhatsApp, në orën 16:15. Ky është edhe momenti kur ai rezulton i zhdukur. Më 7 Janar, makina e tij u gjet në flakë, pak kilometra larg Pukës.

Hipotezat e hetuesve: Për momentin pistat për zhdukjen e Pecorelli-t janë ajo e vetëvrasjes, ku dhe sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, insistojnë hetuesit në Tiranë. “Asnjë shenjë gjaku, të shtënash apo dhune në vendngjarje“, e mesa duket “asgjë që mund të ngrejë dyshime” në tabulatet telefonike. Pista tjetër është ajo e vrasjes, ndoshta pas një grabitjeje të mundshme, pistë kjo ku po heton Prokuroria e Perugia-s, ndonëse nuk është përjashtuar plotësisht tentativa e mundshme e 45-vjeçarit për të humbur gjurmët, me qëllim që të përfitonte nga siguracioni i jetës.

Makina në flakë, ende të panjohura shkaqet: Një mister tjetër i madh mbetet shkaku i zjarrit në makinën Skoda Fabia, që deri më sot nuk është zgjidhur ende, ndonëse policia shqiptare, me anë të ekspertit të saj piroteknik insiston se mjeti ka marrë flakë në mënyrë aksidentale. Në brendësi të makinës u gjetën bishta cigareje dhe një valixhe e mbushur me produkte kozmetike, me rrezik të lartë për të marrë flakë, që mund të kenë ndihmuar në përhapjen e zjarrit. Skeleti i makinës së shkrumbuar ndodhet në komisariatin e Pukës, ku në fund të Janarit ishte dhe vendtakim mes hetuesve shqiptarë dhe italianë, si dhe të ekspertëve shkencor.

Banori i zonës: Ai që duket se i trazoi disi gjërat ishte dëshmitari i vetëm okular, i djegies së Skoda-s. Personi i njëjtë që njoftoi dhe policinë. 53-vjeçari, banor i zonës, i tha policisë së nuk kishte parë dhe as dëgjuar askënd të bërtiste brenda makinës në flakë. “Njoftova policinë sepse mund të kishte njeri brenda”, tha ai. “Erdhën rreth 30 minuta më vonë. Gjatë kësaj kohe nuk kam ndjerë asnjë aromë të pazakontë, përveçse të gomave që digjeshin”.

Kockat njerëzore dhe pritja për ADN-në: Një dëshmi kjo e fundit që mund të vejë edhe më shumë në dyshim faktin se Davide ishte brenda makinës, e në vetvete atë të vetëvrasjes, pasi është e vështirë të mendosh që dikush të digjet për së gjalli brenda në makinë. Megjithatë mbetet për të kuptuar të kujt janë kockat e njeriut, rreth 5 përqind e një trupi, të gjetura në sediljen e makinës. Por për këtë vetëm përgjigja e shumëpritur e ADN-së mund të hedhë dritë dhe mund të përbëjë një kthesë vendimtare në hetime. Kockat janë dërguar prej kohësh në Itali për t’i krahasuar me profilin genetik të vëllait të Davide-s. Për të mos harruar se brenda në makinë u gjet edhe një orë dhe një telefon, të dyja në pronësi të Pecorelli-t. Për habi këto sende nuk ishin shkrumbuar, ndonëse flakët ishin kaq të mëdha sa për të djegur një trup të tërë njeriu.

Sekuestrimi i dyqaneve: Hetuesit ndërkohë vijojnë të gërmojnë edhe mes kontakteve të punës dhe ortakët e sipërmarrësit, themelues i disa qendrave estetike e madje edhe drejtuesi i një hoteli në Lama, në San Giustino. Më 28 Janar, një prej dyqaneve të Davide-s “Parruchieri Milano”, në Sansepolcro, u sekuestrua nga autoritetet për shkak të falimentit. Por edhe në këtë rast mbetet e paqartë nëse ky sekuestrim ka lidhje me zhdukjen e tij.

Autoritetet shqiptare: Verifikoni llogaritë dhe tabulatet e Davide Pecorelli-t:Mediat fqinje shkruajë se autoritetet shqiptare kanë nisur drejt Italisë një letër ku u kërkohet kolegëve të tyre që të verifikojnë të gjitha llogaritë bankare të Davide Pecorelli-t dhe transaksionet bankare që 45-vejçari mund të ketë bërë me një shtetas shqiptar. Autoritetet kërkojnë të dinë sasinë e parave që Pecorelli kishte me vete në momentin që u nis për Shqipëri. Në letër kërkohet edhe verifikimi nga ana e kompanive telefonike italiane të të gjithë numrave dhe kontakteve të tij me numra shqiptarë.

Autoritetet italiane kanë marrë disa herë në pyetje partneren shqiptare të Pecorelli-t e cila ka përsëritur se Davide nuk kishte armiq./ Burimi: Tv Klan

Etiketa: Davide Pecorellihetimet


Ju sugjerojmë

Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë
Aktualitet

Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë

6 Qershor, 2026 3:12 pm
Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Kryesore

Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

6 Qershor, 2026 3:02 pm
Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë
Bota

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë

6 Qershor, 2026 2:59 pm
VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë
Bota

VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë

6 Qershor, 2026 2:25 pm
Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit
Kryesore

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit

6 Qershor, 2026 1:43 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Bota

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

6 Qershor, 2026 1:40 pm
Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
Kronikë

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin

6 Qershor, 2026 1:30 pm
Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare
Aktualitet

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare

6 Qershor, 2026 1:08 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

6 Qershor, 2026 12:51 pm
Lidhje me trafikantët e drogës, SPAK dërgon për gjykim tre ish-punonjës policie
Kronikë

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 të dyshuar për grupe kriminale

6 Qershor, 2026 12:40 pm
Para
Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për ditën e sotme, 7 mars 2021

Parashikimi i motit, rriten temperaturat dhe…

Parashikimi i motit, 7 Mars 2021

Shpallet fituesi i Sanremo-s, Ermal Meta fiton vendin e tretë

Shpallet fituesi i Sanremo-s, Ermal Meta fiton vendin e tretë
















TE FUNDIT

Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë

Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë
6 Qershor, 2026

Kryeministri Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetin e tij në Facebook një shembull invetimi elitar në turizën, në...

Lexo më shumë

Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
6 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kërkesat e...

Lexo më shumë

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë
6 Qershor, 2026

Pak pasi sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio deklaroi se “nuk e kishte parë kurrë presidentin duke fjetur në evente...

Lexo më shumë

VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë

VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë
6 Qershor, 2026

Skena tronditëse u panë sot në Ankara kur një burrë mbajti peng vajzën e tij trevjeçare, e kërcënoi me thikë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}