Aktualitet

U zgjodh në KLP, Vate Staka nuk lejohet të marrë pjesë në mbledhje


               Publikuar në : 12:10 - 15/04/19 |
b.f

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka refuzuar në mbledhje anëtarin më të ri të këtij organizmi, prokurorin Vate Staka. Staka u zgjodh gjatë Asamblesë së Përgjithshme, duke zëvendësuar në këtë detyrë Antoneta Sevdarin e cila nuk kaloi procesin e vettingut.

Argumenti për moslejimin e prokurorit Vate Staka në mbledhje ishte se duhej pritur më parë nëse do të kishte ankimim për procesin e zgjedhjes së tij, gjë që shkaktoi edhe debat në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme.

Sipas KLP, Vate Staka duhet të presë 5 ditë nga zgjedhje e tij në Asamble nëse do të ketë apo jo ankimim, para se të marrë detyrën e tij të re./Opinion.al

Pas